Inteligjenca artificiale në industrinë e argëtimit

Inteligjenca artificiale në industrinë e argëtimit

Inteligjenca artificiale, shkurtimisht AI, mund të ketë ndikim të madh dhe transformues në industrinë e argëtimit, në arte, muzikë dhe filma. Por kritikët po shprehin shqetësimet e tyre ndërsa shtrojnë pyetjen nëse programet kompjuterike inteligjente përbëjnë kërcënim për krijuesit dhe artistët. Në muajin mars, fotografi gjerman Boris Eldagsen fitoi një çmim prestigjioz në konkursin e […]

Në muajin mars, fotografi gjerman Boris Eldagsen fitoi një çmim prestigjioz në konkursin e fotografisë të firmës “Sony”. Por ai e refuzoi çmimin, duke pranuar se kishte kishte konkuruar me një imazh të krijuar përmes inteligjencës artificiale, AI. Ai tha se synimi ishte ngjallja e një debati mbi këtë çështje.

Programet inteligjente si ChatGPT mund të shkruajnë një tregim, thotë për Zërin e Amerikës studiuesi Jonathan May me Universitetin e Kalifornisë Jugore.

“Kryesisht një shkrim koherent, por jo një histori veçanërisht shumë interesante. Nuk jam redaktor për shkrimet artistike, apo diçka të tillë, por nga ajo që kam parë, tregimet, që shkruhen nga këto programe inteligjente, nuk janë diçka që do të harxhoja para për t’i botuar”.

Një tjetër studiues i inteligjencës artificiale, hobi i të cilit është komedia, përfshin një robot inteligjent në trupën e tij improvizuese me qendër në Londër, të quajtur “Improbotics”.

“Isha shumë i kënaqur që doje të më shihje përsëri.”

“Po shkojmë në kopshtin zoologjik.”

Ai thotë se inteligjenca artificiale është mbresëlënëse, por nuk e kupton kontekstin ashtu si aktorët.

“Nuk e di se sa njerëz janë në sallë. Nuk e di nëse dikush po qan”, thotë për Zërin e Amerikës Piotr Mirowski, studiues i inteligjencës artificiale dhe bashkëthemelues i firmës “Improbotics”.

Ai thotë se AI shpesh prodhon përmbajtje mediokre kur zëvendëson një aktor apo shkrimtar.

“Shtrohet pyetja, përse ju duhet një shkrimtar fantazmë? Pse nuk e shkruani vetë?

Por njerëzit duan të eksplorojnë kufirin midis njeriut dhe makinës. Në Universitetin Southampton në Britani, muzikantët kombinojnë temat e krijuara nga AI me xhazin e improvizuar.

Një kompozitor, fitues i çmimit Emmy, i cili ka shërbyer si drejtor muzikor për dy Lojëra Olimpike, thotë se AI mund të prodhojë muzikë në sfond për shfaqjet e lojërave.

“Kriteret nuk janë që të jetë unik dhe i shkëlqyeshëm. Ideja është që të ketë energji, ose që të përcjellë emocionin e duhur”, thotë Mark Watters me Shkollën e Muzikës Eastman.

Ai thotë se inteligjenca artificiale mund ta krijojë atë, por i mungon pasioni i një artisti.

Hulumtuesi Jonathan May pajtohet.

“I mungon përvoja e jetës. AI nuk ka traumat, jetën e përditshme dhe pikëpamjet për botën në zhvillim, sikurse i përjeton njeriu që nga ardhja në jetë”.

Inteligjencës artificiale i mungon shkëndija e krijimtarisë, diçka që ende nuk është programuar në një kompjuter. /voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?