Hoti: Negocimi i statutit të Asociacionit- veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin

“Pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i Qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar Asociacionin, negocimi i statutit të Asociacionit që ndodh sot në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ish-kryeministri i […]

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se negocimi i statutit të asociacionit që ndodh këtë të martë në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.

Kështu ka theksuar Hoti në një shkrim në Facebook, duke akuzuar Qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, se i njëjti dikur me dhunë kundërshtonte Asociacionin.

Sipas tij, sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do t’i kishte kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktualë.

“Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar Asociacionin, negocimi i statutit të Asociacionit që ndodh sot në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin”, shkroi ai.

Pavarësisht kësaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i Asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?