Hoti flet për rënie të investimeve publike: Me këtë politikë Kosova mbetet shumë prapa rajonit

Hoti flet për rënie të investimeve publike: Me këtë politikë Kosova mbetet shumë prapa rajonit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ka rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit gjatë qeverisjes Kurti. “Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022”, u shpreh ai. Siç thotë Hoti, kjo politikë […]

“Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022”, u shpreh ai.

Siç thotë Hoti, kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. “Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori”.

Shkrimi i plotë:

RËNIE DRASTIKE E INVESTIMEVE PUBLIKE NË FORMIMIN E KAPITALIT BRUTO GJATË QEVERISJES SË MAJTË

Ekonomia nuk zhvillohet kur investimet nga buxheti i shtetit për formimin e kapitalit bruto përgjysmohen si përqindje e shpenzimeve totale?!

Ja çfarë ka ndodhur gjatë qeverisjes së majtë – shihni figurën. Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj.

Për shumë vite me radhë, investimet kapitale publike e kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ulur kostot e bizneseve. Në të njëjtën kohë, investimet kapitale kanë krijuar efekte multiplikuese në ekonomi që kanë krijuar cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.

*Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe arsyetohen shpenzimet e ulëta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?