Haziri i quan lojë politike deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për Asociacionin – draftin mund ta bëjë vetëm ekipi menaxhues

Haziri i quan lojë politike deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për Asociacionin – draftin mund ta bëjë vetëm ekipi menaxhues

  Haziri në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, është përdorur politikisht nga ana e kryeministrit Albin Kurti. “Plaga më e madhe e Kosovës dje është përdorur për të mbuluar çështjen e draftimit të statutit të Asociacionit, që është problemi më i madh në Kosovë. z.Kurti […]

 

Haziri në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, është përdorur politikisht nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

“Plaga më e madhe e Kosovës dje është përdorur për të mbuluar çështjen e draftimit të statutit të Asociacionit, që është problemi më i madh në Kosovë. z.Kurti është fshehur pas plagës më të madhe dje, dhe kjo është ajo e keqe që ka ndodhur në raport me personat e zhdukur me dhunë. Politikisht është shfrytëzuar kjo çështje”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova nuk e ka arritur qëllimin që kishte në terminologji të kësaj deklarate.

Numri dy i LDK-së, më tej shtoi se Serbia në këtë rast njihet si një lloj fituese e vogël.

“Kjo e lidhë me atë marrëveshjen për hapjen e arkivave të UÇK-së ku zotëri Bislimi ka ‘rrëshqitur” politikisht në ato bisedime, duke u siguruar se do të ndodh e në fakt nuk ekzistojnë. Kjo është vështirësi serioze për Kosovën sepse Serbia që disa vite e mban peng këtë proces duke kërkuar informacione për këto raste të tij. Serbia në këtë rast njihet një lloj fituese e vogël në këtë raport”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se ky proces do të vazhdoj të mbahet peng sikurse deri tash sepse Serbia insiston në ndarje të informacionit nga ana e Kosovës.

Gjatë kësaj interviste, nënkryetari i LDK-së ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e quajtur lojë politike deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për Asociacionin.

Ai ka thënë se ekipi i Kosovës për interes të Kosovës i ka prezantuar kryeministrit me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe në prani të Serbisë, draft-statutin e Asociacionit dhe ky është dështim total.

“Veprimi është i vonshëm, kjo ka mundur të ndodhte para një viti që të shkarkohet ekipi menaxhues sepse Kurti më shumë e një vit nuk ka marrë pjesë në dialog duke mos e trajtuar si prioritet. Elefanti në dhomë është statuti i Asociacionit dhe është dashur të pres që kjo do të ndodh herët a vonë”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se as Qeveria e as Presidentja nuk kanë mandat me propozu draft për Asociacionin.

“S’ka mandat me propozua, kjo është lojë politike. Dalja e presidentes që na duhet me shku me dokument është lojë politike. Ekipi menaxhues e ka mandatin për propozim të draft-statutit askush tjetër”, tha Haziri.

Haziri ka shtuar se ekipi menaxhues që propozohet nga përfaqësuesit e komunitetit serb në këtë rast i bie që ministri i komuniteteve është sponsor i propozimit të ekipit, miratohet nga ana e Qeverisë dhe si i tillë ka termat e punës dhe mandatin.

“Ata duhet të punojnë në mënyrë të pavarur bazuar në marrëveshjen e vitit 2015. Ky draft duhet të punohet për interes të qytetarëve në Kosovë dhe duhet t’i respekton marrëveshjet, nuk mund të bëjë listë dëshirash të punoj jashtë kornizave të marrëveshjes, ky dokument pastaj i propozohet ndërmjetësit ndërkombëtar që ta nxjerrë para palëve siç ka ndodhur dje, por e keqja në këtë rast është se në Kosovë ka pasur shkëputje, nuk e ka ditë askush as përbërjen deri vonë.

Një marrëveshje eventuale e dakorduar shkon në Gjykatën Kushtetuese. Ju e patë që Kurti paraqiti vërejtjet me shkrim për shkelje të marrëveshjes, por i vetmi autoritet për interpretimin e shkeljes ë marrëveshjes është ndërmjetësi ndërkombëtar, nuk është as Kosova as Serbia”, deklaroi Haziri për Telegrafin.

Nënkryetari i LDK-së shtoi se çdo lloj vonimi në realizimin e këtyre qëllimeve për Kosovën do të jetë barometër matës për ecje përpara, dhe sipas tij kjo lidhet edhe me anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe me aspiratat tona për integrime euroatlantike.

Haziri theksoi se formimi i ekipit të ri menaxhues nuk do të duhej të vonohej, derisa shtoi se në Kosovë duhet të “largohet mjegulla që e ka shkaktuar Kryeministri dhe partnerët lidhur me pranimin e Asociacionit, duhet tu thuhet qytetarëve se më 18 mars Kurti ka pranuar Asociacionin”.

Në fund të kësaj interviste, Haziri shtoi se çdo hap i gabuar dhe çdo vonesë do t’i kushtojë Kosovës. “z.Kurti mund ta vonojë me ditë ose javë z.Escobar dhe Borrell, por pikat nuk mund dhe shkallët të mos i kalojë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?