​Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë

​Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë. Në 23 vjetorin e themelimit të AAK-së, Haradinaj nënvizoi edhe nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. “Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë.

Në 23 vjetorin e themelimit të AAK-së, Haradinaj nënvizoi edhe nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në fqinjësinë e mirë me popujt fqinj dhe do të ruajmë fqinjësinë e mirë. Besojmë në njohjen me Serbinë dhe marrëveshjen për njohje”.

“Do ta ndihmojmë Kosovën që të jetoj në paqe në vete, në paqe me fqinjët dhe që ti bashkohet familjes Euroatlantike. Ne besojmë në NATO, sepse Aleanca me NATO-n lindi në kohërat më të vështira për ne dhe do të punojmë pa kalkulime, që Kosova ti bashkohet NATO-s”.

“Lëvizjet patriotike, lëvizja paqësore, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi aleancën më të çmuar për shqiptarët, aleancën me Amerikën dhe NATO-n. I jemi mirënjohës për jetë Amerikës dhe Natos. Me të drejtë sot themi se Amerika është ylli ynë polar”.

Ndërkaq, tha se lufta e UÇK-së e solli lirinë e Kosovës.

“Jeta në robëri lindi lëvizjet patriotike. Patriotë të shquar u vranë, u burgosën, u torturuan, e disa prej tyre asnjëherë nuk u kthyen në shtëpi. Nderojmë Adem Demaçin, Ukshin Hotin dhe gjithë të tjerët. Robëria lindi lëvizjen paqësore. Nderojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes paqësore”.

“Robëria e egër e sjelli luftën dhe lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sjelli lirinë por edhe i dha përjetësinë shumë të dashurve tanë. Nderojmë Adem Jasharin, familjen Jashari, gjithë të rënët për liri, martirët tonë, duam të dimë për fatin e të pagjeturve, duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, duam drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, nderojmë kategoritë e lirisë”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?