Halimi: Gjuha e pushtetit ndaj gazetarëve krijon ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj tyre

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi me rastin e Ditës ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka thënë se sot duhet kujtuar kërcënimet e përditshme ndaj gazetarëve të cilët mbrojnë vlerat e demokracisë si shprehja e lirë dhe mendimi kritik. Halimi ka thënë se çfarëdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën apo për ta […]
Halimi ka thënë se çfarëdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën apo për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit është armiqësi e hapur me lirinë.
Këtu Halimi ka përmendur edhe emërimin e Rilind Gërvallës në krye të Radio Televizionit të Kosovës. Sipas saj, emërimi i një njeriu të partisë në pushtet në krye te televizionit publik e shpërfaqë përpjekjen për të vërtetat zyrtare duke shtypur ato alternative dhe me këtë rast duke shtypur edhe lirinë e shtypit.
Sipas zyrtares së LDK-së publiku detyrohet të paguaj me taksat e tij për të vërtetat e fabrikuara.












