Halimi e LDK-së godet Konjufcën: Ai po konstaton se blloku i BE-së po synuaka ta rrënojë Kosovën?

Halimi e LDK-së godet Konjufcën: Ai po konstaton se blloku i BE-së po synuaka ta rrënojë Kosovën?

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi e ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për komentet e tij të fundit. Konjufca sot ka deklaruar se Kosova mund të dalë nga dialogu, nëse statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk përkon me Kushtetutën e Kosovës. ““Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së […]

““Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka deklaruar Konjufca

Sipas Halimit, Konjufca sot ka konstuar se blloku i vendeve evropiane e synon rrënimin e shtetit kosovar.

Kritika, ajo ka pasur edhe për Qeverinë Kosovës.

“Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes. Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër – një realitet paralel –  e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë. Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar.  Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë. Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore. Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin kosovar duke kërcënuar me largim nga dialogu!? Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?