Gjermania druan se situata në veri mund të rindizet, e vazhdon prezencën ushtarake në Kosovë

Gjermania druan se situata në veri mund të rindizet, e vazhdon prezencën ushtarake në Kosovë

Gjermania po e konsideron vendosjen e ushtarëve të saj në Kosovë përmes misionit të KFOR-it si mision të suksesshëm. Kështu së paku po konsideron Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila ka thënë se ushtarakët gjermanë (Bundeswehr) në Kosovë i shërbejnë stabilizimit të vendit. Për këtë arsye, Kabineti Federal ka vendosur që pjesëmarrja e Bundeswehr-it në […]

Kështu së paku po konsideron Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila ka thënë se ushtarakët gjermanë (Bundeswehr) në Kosovë i shërbejnë stabilizimit të vendit.

Për këtë arsye, Kabineti Federal ka vendosur që pjesëmarrja e Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë të zgjatet edhe për një vit.

Pas këtij vendimi të kabinetit federal qeveritar, i njëjti shkon në Parlament për diskutim dhe vendimmarrje.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konsideron se që nga fillimi i operacionit të KFOR-it, situata në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është stabilizuar ndjeshëm.

Në vitet e fundit, thotë kjo ministri, NATO-ja ka qenë në gjendje të reduktojë gradualisht dhe ndjeshëm forcat e saj në rajon.

“Aktualisht po zhvillohet një dialog ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse republikat po afrohen ngadalë, ka ende potencial për përshkallëzim. Tensionet e vjetra mund të ndizen sërish, veçanërisht në veri të Kosovës”, thotë MM-ja e Gjermanisë.

Më tej, në arsyetimin për zgjatjen e mandatit të forcave gjermane në KFOR, thuhet se prania e Bundeswehr-it në Kosovë është ende e nevojshme “për shkak të potencialit ekzistues për përshkallëzim në rajon”.

“Kjo është arsyeja pse Gjermania do të vazhdojë të mbështesë këtë mision në kuadër të NATO-s për të siguruar ushtarakisht paqen në rajonin e Ballkanit. Ky është parakusht për zhvillimet e mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës deri në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo do të hapë perspektivën e anëtarësimit në BE për të dy vendet”, potencoi Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Pas vendimit të kabinetit qeveritar, Bundestagu gjerman do të diskutojë në lexim të parë midis 10 dhe 12 maj dhe do të votojë në lexim të dytë më 26 maj 2023 vendimin për vazhdim të mandatit gjerman në KFOR.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?