Gazetarët pa Kufij: Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve problematike

Gazetarët pa Kufij: Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve problematike

Organizata Gazetarët Pa Kufij shprehu shqetësim për gjendjen e lirisë së mediave, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës: luftën e Rusisë në Ukrainë, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, si dhe kërcënimet nga përmbajtja e rreme dhe propaganda. Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, […]

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ai arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe “e mirë” ose “mjaft e mirë” në 52 vende.Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tri nga dhjetë vende.

Organizata Gazetarët pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Megjithatë, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur radhitej e 103-a.Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandë ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë – për 12 vende – në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Maqedonia e Veriut e radhitur në vendin e 38-të dhe Mali i Zi në vendin e 39-të janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë” ose të kënaqshme.Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

Bosnje dhe Hercegovina, e radhitur në vendin 64, ka një rritje prej tri vendesh në krahasim me një vit më parë.Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tri vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë, janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?