Gabimi në shumën e borxhit i ngriu llogaritë e Telekomit për dy ditë

Gabimi në shumën e borxhit i ngriu llogaritë e Telekomit për dy ditë

Një gabim në shumë ka bërë që Telekomit të Kosovës t’i bllokohen llogaritë në urdhrin për transfer nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Në këtë urdhër, në vend të shumës mbi 5 mijë euro, është vendosur ajo prej 585 mijë eurosh. Kjo ndërmarrje, pas njoftimit nga banka, ka bërë të ditur se ka verifikuar që bëhet […]

Një gabim në shumë ka bërë që Telekomit të Kosovës t’i bllokohen llogaritë në urdhrin për transfer nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Në këtë urdhër, në vend të shumës mbi 5 mijë euro, është vendosur ajo prej 585 mijë eurosh. Kjo ndërmarrje, pas njoftimit nga banka, ka bërë të ditur se ka verifikuar që bëhet fjalë për 5 mijë euro borxh të mbetur më herët dhe ka kërkuar që të mos ekzekutohet shuma, sipas urdhrit, pasi që “bëhet fjalë për një gabim”. E pas ngrirjes prej dy ditësh, llogaritë e ndërmarrjes janë zhbllokuar pasditen e së enjtes.

Llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës kanë mbetur të bllokuara për dy ditë, si pasojë e një gabimi të bërë në përllogaritjen e shumës së borxhit të ndërmarrjes në urdhrin për transfer të Gjykatës Themelore të Prishtinës.Në këtë urdhër, në vend të borxhit prej 5 mijë e 857 eurosh është vendosur shuma prej mbi 585 mijë euro.

Në Telekom kanë bërë të ditur se pas marrjes së njoftimit nga banka për borxhin, është bërë verifikimi i shumës dhe se bazuar në këtë verifikim është konstatuar se bëhet fjalë për një vlerë prej 5 mijë eurosh, si borxh i akumuluar prej më herët.  Telekomi ka kërkuar që të mos bëhet ekzekutimi i shumës që figuronte në urdhrin e lëshuar, ngase “bëhet fjalë për një gabim”.

“Dje rreth orës 15:00 jemi njoftuar nga banka se në bazë të një urdhri për ekzekutim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës për një borxh prej 585,769.00 eurosh. Pas verifikimit të hollësishëm nga ana jonë, duke e kuptuar se mund të bëhet fjalë për një borxh të mbetur nga një kontest i mëhershëm, në një vlerë prej rreth 5 mijë eurosh, menjëherë i kemi njoftuar bankat të mos bëhet ekzekutimi sipas urdhrit të lëshuar, sepse bëhet fjale për një gabim”, është bërë e ditur në një përgjigje nga Telekomi.

Nga kjo ndërmarrje kanë bërë të ditur se përkitazi me rastin janë informuar gjykatat kompetente dhe se është marrë edhe konfirmimi për gabim prej anës së tyre, si dhe se shumë shpejt bankave do t’u dërgohet urdhri për zhbllokim të llogarive.

“Deri më tani asnjë shumë e mjeteve nuk është ekzekutuar lidhur me këtë urdhër nga asnjëra bankë, ndërkohë që disa nga bankat veç kanë bërë zhbllokimin e llogarive dhe sigurisht deri në fund të orarit presim që të gjitha llogaritë do të zhbllokohen, pasi të kenë pranuar urdhrin nga gjykata”, është thënë në përgjigjen nga Telekomi.

Llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar në orët e pasdites të së enjtes. Por, para zhbllokimit, nga Gjykata Themelore kanë mohuar pretendimin se ka pasur gabim në shumë.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, në çështjen civile me kreditor S.I dhe Debitor Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës – PTK, me datë 02.05.2023 ka lëshuar Urdhër për Transfer, ku ka urdhëruar të gjitha bankat afariste të licencuara nga BQK-ja në Kosovë, që posedojnë llogari bankare në emër të Debitorit Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës PTK, të transferohen mjetet në shumë të përgjithshme 5.857.69 euro në llogarinë e Kreditorit S.I. Andaj, gjykata ju vë në dijeni se nuk qëndron pretendimi i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës se gjykata ka lëshuar urdhër transferin në vlerën prej 585 mijë e 769 euro”, thuhet në përgjigje.

Nga kjo gjykatë i kanë kërkuar KOHËS që përkitazi me gabimet eventuale, sqarime të kërkohen nga Banka Qendrore (BQK), si dhe nga Telekomi. /Koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?