FSK niset drejt Aeroportit të Gjakovës, dalin pamjet nga kolona e automjeteve ushtarake

FSK niset drejt Aeroportit të Gjakovës, dalin pamjet nga kolona e automjeteve ushtarake

Kolona ushtarkae e automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është filmuar sot teksa ishin nisur drejt Aeroportit të Gjakovës. Pamjet janë publikuar në Twitter, nga Shpend Lila nga ICK i cili ka shkruar se “Ushtria e Kosovës është nisur për në Aeroportin e Gjakovës, tani vetëm për përdorim ushtarak në prill 2023. Krenar, edhe […]

Pamjet janë publikuar në Twitter, nga Shpend Lila nga ICK i cili ka shkruar se “Ushtria e Kosovës është nisur për në Aeroportin e Gjakovës, tani vetëm për përdorim ushtarak në prill 2023. Krenar, edhe pse më është dashur të vozis 40 km/h për 2 orë”.

Kujtojmë se muaj më parë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë prezantuar dy projekte madhore që sipas tyre kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto dy projekte që do të përdoren për arsye strategjike të FSK-së, do të realizohen në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Mehaj kishte deklaruar se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, kurse Babaj të Bokës do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së në të cilën do të ndërtohen poligone taktike moderne sipas standardeve të NATO-s.

Kosova, nga 21 maji deri më 2 qershor do të jetë nikoqire e “Defender Europe ’23”. Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës. Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësitë të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?