FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me Kosovën dhe vendet fqinje

FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me Kosovën dhe vendet fqinje

Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze. “FRONTEX do […]

“FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi, më 11 maj.

Që nga shkurti i këtij viti, kanë vazhduar negociatat që FRONTEX-i të zgjerojë juridiksionin e saj në kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

ipas marrëveshjes së mëparshme, të vitit 2020, FRONTEX ka ndihmuar Malin e Zi në kontrollin e kufijve që ka me anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacinë dhe Italinë, veçanërisht në situatat e rritjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe zonat e konflikteve.

Sipas ministrit Axhiq, ekipet e FRONTEX-it do të përfshijnë ekspertë të cilët janë të trajnuar për të zbuluar të gjitha veprimet e paligjshme të mundshme, në pikat kufitare.

“ Kjo do ta ngritë edhe policinë tonë kufitare në një nivel shumë më të lartë, sepse do të punojë me profesionistë nga ajo fushë”, tha ministri Axhiq.

Në përgjithësi, FRONTEX-i siguron pjesë të kufijve ndërmjet vendeve kandidate dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Deri më tani kjo agjenci siguronte vetëm kufirin malazez me Kroacinë.

Ministri pa portofol i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit, Zoran Milaniq e ka vlerësuar si sukses të madh praninë e FRONTEX-it në të gjithë kufirin e Malit të Zi.

“Është gjë e madhe që FRONTEX ka pranuar të sigurojë të gjithë kufirin, veçanërisht kufirin me Shqipërinë, i cili është më poroz edhe ndaj shteteve tjera të rajonit”, tha Milaniq.

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2022, në Mal të Zi është evidentuar një fluks prej më shumë se 8.500 migrantësh, që është 150 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Ndihma e FRONTEX-it në menaxhimin e kufirit të Malit të Zi nënkupton zbatimin e operacioneve të përbashkëta dhe mbi të gjitha synon zgjidhjen e problemit të migracionit të paligjshëm, reagimin ndaj ndryshimeve në flukset e migrantëve dhe ndaj krimit ndërkufitar.

Sipas marrëveshjes, oficerët e FRONTEX-it gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Malit të Zi, në lidhje me të gjitha veprimet që ata kryejnë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për privilegjet, parashikohet që të gjitha objektet e FRONTEX-it të përjashtohen nga kontrollet, pasuria e tyre është e paprekshme, përjashtohen nga detyrimet doganore, taksat, si dhe kufizimet në import dhe eksport të artikujve të destinuar për përdorim zyrtar. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?