E mitura raporton se u sulmua seksualisht në Prishtinë, të dyshuarit e xhirojnë aktin

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në Prishtinë nga ana e dy të miturëve. Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ka qenë e vetëdijshme. ‘’Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër […]
Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ka qenë e vetëdijshme.
‘’Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme’’, thuhet në raportin e PK-së.
Po ashtu është bërë e ditur viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS.












