Dy meshkuj dyshohet se dhunuan një femër në Prishtinë, njëri arrestohet

Dy meshkuj dyshohet se kanë dhunuar një femër në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh. Në njoftim thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse tjetri është në arrati. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në […]
Në njoftim thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse tjetri është në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në arrati, e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML – Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.












