Deputetja shqiptare në Kroaci: Modeli kroat për pakicat, më i padhembshëm për Kosovën

Deputetja shqiptare në Kroaci: Modeli kroat për pakicat, më i padhembshëm për Kosovën

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë. Lekaj-Përlaskaj në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ky model do të jetë më i padhembshëm për shtetin e Kosovës. “Në Kroaci, pas vitit 1995 […]

Lekaj-Përlaskaj në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ky model do të jetë më i padhembshëm për shtetin e Kosovës.

“Në Kroaci, pas vitit 1995 është nënshkruar marrëveshja që njeh të drejtat e pakicave, përfshirë këtu edhe të drejtat e serbëve, ato rregullohen më Ligjin kushtetues të Kroacisë. Asociacionet e pakicave të tjera janë shoqata që merren me kulturë, ruajtjen e identitetit e traditës së tyre, kurse Asociacionet serbe janë në një nivel më të lartë dhe është shumë e aplikueshme kjo pjesë dhe mendoj që është shumë më e padhembshme për shtetin e Kosovës nëse pranohet kjo pjesë e Asociacioneve siç është e paraparë në Ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë”, ka theksuar Lekaj-Përleskaj, duke shtuar se mendon që modeli kroat për pakicat duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Sipas saj edhe Kosova, sikurse Kroacia do të mund ta imponojë modelin kroat për pakica.

Kroacia ka qenë shtet sovran, sikurse është Kosova, Kroacia e ka Kushtetutën njëjtë e ka edhe Kosova, besoj se edhe Kosova do ta ketë Ligjin kushtetues për pakica ashtu siç e ka edhe Kroacia, pra të gjitha këto do të jenë të përshkruara dhe të mbrojtura si të drejta kushtetuese”, ka theksuar Lekaj-Përlaskaj.

Deputetja e Parlamentit kroat, ka theksuar se Kroacia është një nga lobuesit më të mëdhenj për Kosovën dhe se Kosova është po qëndron në rrugë të drejtë sa u përket marrëdhënieve me Kroacinë.

Ajo ka thënë se aktualisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë në nivelin politik janë të mira. Lekaj-Përlaskaj ka thënë se shpreson që edhe marrëdhëniet në nivel ekonomik të përmirësohen.

Ajo ka folur edhe për raportimet për përfshirje në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo ka thënë se Berishaj e kryen punën e tij shumë mirë dhe se shteti kroat ka bashkëpunim të mirë më të dhe me të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se në Kroaci nuk merret askush me raportimet e mediave për Berishajn dhe kërkesat e opozitës në Kosovës që ai të shkarkohet.

“Në Kroaci kjo temë nuk diskutohet dhe nuk debatohet askund, kështu që vetëm mund të them se ambasadori e kryen një punë shumë mirë dhe është ambasador i cili me dinjitet e kryen punën e tij. Ato çka shkruhen në mediat e Kosovës dhe çka deklarohet në opozitën e Kosovës, me të vërtetë këtu nuk merret askush me këtë punë”, ka deklaruar deputetja e Parlamentit kroat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?