Deputetja e VV-së: Haki Abazi ka qenë jobashkëpunues, askush nuk e ka lavdëruar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli, gjersa ka folur për largimet dhe përjashtimet brena Grupit Parlamentar të partisë së saj, ka deklaruar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka qenë jobashkëpunues dhe asnjë person me të cilët ai ka punuar nuk e ka lavdëruar. “Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit […]

“Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues. Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, është shprehur ajo në RTV Dukagjini.

Po ashtu, ajo ka thënë se si parti e kanë ditur që deputetët janë të ndryshëm dhe sipas saj, disa kanë interesa personale, disa kanë interesa që të avancojnë edhe vet si persona politik.

Pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili dhe deputetit të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, atyre iu bashkua Haki Abazi, i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja i VV-së, në raport me deputetët që tashmë janë jashtë VV-së, ka thënë se ata janë persona shumë të ndryshëm dhe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në grupin e tyre parlamentar.

“Unë nuk e kuptoj deputeten Doarsa Kica se pse është larguar, sepse ajo nuk ka arsye dhe nuk gjen arsye se pse ka ikur nga Vetëvendosje”, ka thënë tutje ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?