Deputeti i VV-së: S’ka Asociacion, por vetëmenaxhim

Për deputetin e Vetëvendosjes, Enver Haliti vizita e sotme në Prishtinë e ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është më se e zakonshme dhe inkurajuese rreth propozimit të draft-statutit për Asociacionin që e bëri kryeministri Kurti në takimin e fundit trepalësh në Bruksel. Haliti ka përsëritur qëndrimin e VV-së se nuk do të […]
Haliti ka përsëritur qëndrimin e VV-së se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Ai tha se modeli kroat, është zgjidhja më e mirë për komunitetin serb në Kosovë.
Një model të tillë sipas tij, Serbia e kishte pranuar vite më parë, dhe se nuk ka arsye për të mos e pranuar edhe për serbët që jetojnë në Kosovë
“Diplomacia fluturuese është paralajmëruar, kohëve të fundit ka vizita të shpeshta të Lajcakut në Prishtinë e në Beograd. Implementimi i marrëveshjes do një angazhim. Vizita e Lajçakut është në kuadër të gatitshmërisë së Brukselit, që pikat e dakorduara të marrëveshjes të fillojnë edhe zbatimin e tyre. Nuk e shohë një vizitë të jashtëzakonshme. Është krejt normale dhe inkurajuese. Paraqitja e tij është një mirëkuptim për propzimin e Kurtit rreth modelit kroat, si një zgjidhje për komunitetin serb”, deklaroi Haliti nw Kanal 10.












