Deliu kritikon Kurtin: Për 15 vite ka folur për drejtësi e barazi, sot mbron të dyshuarit për korrupsion

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike  të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti ku tha se qëndrimi për gati 3 vite brenda xhipit me xhama të zi, e ka shkëputur Kurtin dhe Qeverinë e tij nga realiteti në Kosovë. Sipas Deliut, Kurti dhe Qeveria e tij po e fundos shpresën me mbrojtjen e të […]

Sipas Deliut, Kurti dhe Qeveria e tij po e fundos shpresën me mbrojtjen e të akuzuarve dhe të dyshuarve për korrupsion.

“Mbrojtja e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit dhe sulmet mbi sistemin e drejtësisë, janë dëshmi e qartë për qytetarët se vetëm duke qenë pjesë e oborrit të Kurtit mund të mbroheni edhe nëse mbi ju rëndojnë dyshime e akuza të forta për korrupsion”, shkroi Deliu në Facebook.

Siç thotë ajo, kjo i trembë njerëzit e Kosovës, pasi një parti politike që për 15 vite të opozitarizmit ka folur vetëm për drejtësi e barazi, sot është bërë mbrojtëse e të dyshuarve për korrupsion.

Sipas Deliut, Kurti është shfaqur i pashqetësuar me shtrenjëtimin e jetës në Kosovë duke e fajësuar edhe për ikjen e qytetarëve.

“Gjatë qeverisjes së tij, Kurti është shfaqur i pashqetësuar me shtrenjtimin e jetës në Kosovë. Faturat me çmime mbi 100% më të shtrenjta, Kurti i ka arsyetuar me faktin se “më herët ishte shumë lirë” dhe se “nuk e keni ditur sa keni paguar”, tha ajo.

“Këtë arrogancë, papërgjegjësi dhe paaftësi për t’u ballafaquar me gjendjen e rënduar, e shohin çdo ditë qytetarët e Kosovës. Prandaj, sot si kurrë më parë i gjeni para ambasadave për të marrë dokumentet dhe për të ikur nga Kosova.”, shtoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?