Deklarata për të Zhdukurit, Haziri: U pre shpresa për familjarët e të pagjeturve

Deklarata për të Zhdukurit, Haziri: U pre shpresa për familjarët e të pagjeturve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se është prerë shpresa për të gjithë familjarët e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Duke folur për deklaratën e miratuar mbërmë në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për personat e pagjetur, Haziri tha se nuk ishte zgjidhja e duhur që kjo çështje të trajtohet në […]

Duke folur për deklaratën e miratuar mbërmë në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për personat e pagjetur, Haziri tha se nuk ishte zgjidhja e duhur që kjo çështje të trajtohet në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit.

“Sot është prerë shpresa për familjarët e të zhdukurve. Është prerë sepse kjo marrëdhënie do të jetë e kushtëzuar. Në takimin e sotëm nuk ka pasur pritje më shumë, përkundër krejt zhvillimeve, deklarata e të pagjeturve me dhunë u pranua nga palët. Fatkeqësisht, u humb një vit kohë për kërkesë që të përfshihet terminologjia sipas Konventës Ndërkombëtare që personat e zhdukur me dhunë të jenë pjesë e marrëveshjes, mirëpo nuk u arrit. Si e tillë, mund të themi që është humbje kohe dhe është zgjedhur ditë e keqe që kjo marrëveshje të jetë në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit. Kosova edhe një herë nuk arriti ta vendosë terminologjinë e kërkuar që pati zotime në Prishtinë nga kryeministri, Albin Kurti. Në anën tjetër, draft-statuti si i tillë është prezantuar, natyrisht që dokumenti si i tillë nuk është pranuar”, deklaroi Haziri në emisionin Info Nata.

Madje sipas tij, Haziri vlerësoi se Kosova do ta ketë problem serioz ofrimin e dëshmive eventuale për ato raste që Serbia do të vazhdojë t’i mbajë peng.“Dashtë Zoti që të gjitha ata të zhdukur me dhunë së paku të gjenden informacionet dhe të dhënat që Serbia i mban peng. Serbia i ka të gjitha llojet e shërbimeve për rastet që kanë ndodhur në Kosovë”, shtoi tutje Haziri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje në Bruksel miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?