Çka po ndodhë me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje?

Çka po ndodhë me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje?

Dyshime edhe për të pakënaqur të tjerë brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur deputeti i përjashtuar nga ky grup, Haki Abazi. Sipas tij ata janë të guximshëm të kundërshtojnë proceset brenda kësaj partie do ta pësojnë përjashtimin. Në ndërkohë, në këtë parti ka deputet që e konsiderojnë normale përjashtimin pasi që deputeti ka […]

Dyshime edhe për të pakënaqur të tjerë brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur deputeti i përjashtuar nga ky grup, Haki Abazi. Sipas tij ata janë të guximshëm të kundërshtojnë proceset brenda kësaj partie do ta pësojnë përjashtimin. Në ndërkohë, në këtë parti ka deputet që e konsiderojnë normale përjashtimin pasi që deputeti ka mendime të kundërta me Partinë.

Tashmë të dy kanë zënë vendin e tyre të ri në Kuvendin e Kosovës. Deputetit të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, iu bashkua tashmë edhe Haki Abazi i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga vet ai supozohet që nuk mund të jetë i vetmi i pakënaqur në këtë grup parlamentar, sipas tij ka edhe të tjerë.

“Nuk është Fatmir Humolli i vetëm, nuk është Haki Abazi i vetëm ka shumë të tjerë, disa janë paguxim e disa e lejojnë vetën të bëhen instrument i manipulimit siç ndodhi dje me z.Muzaqi”, ka thënë Abazi.

Kaq shumë i sigurt për të pakënaqur të tjerë nuk është deputeti tjetër i larguar, Fatmir Humolli.

“Nuk mundem me i diskutu në këtë drejtim. Ka mundësi që me lëvizë, ka mundësi mos me lëvizë”, ka thënë Humolli.

Mirëpo, Enver Dugolli, largimin e deputetëve që nuk i përkasin të njejtës linjë në mendim po e konsideron proces demokratik.

“Të gjitha mendimet e votimet I ka të kundërta me Lëvizjen Vetëvendosje prandaj është I natyrshëm edhe përjashtimi i tij”, ka thënë Dugolli.

Për këto pakënaqësi nëse është folur në mbledhjet e partisë, nuk dha detaje deputeti tjetër i Lëvizjës Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Nuk ka të bëjë me pakënaqësi sepse tu thuash të gjithë deputetëve që ka të bëjë me pakënaqësi nuk e besoj. E nëse janë diskutuar këto çështje në mbledhje tona, janë çështje të brendshme”, ka thënë ai.

Të martën shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është vendosur unanimisht për përjashtimin e Haki Abazit dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës. /Dukagjini.com

Humolli: Vetëvendosjes i nevojitet një vetëkritikë, mund të ketë edhe largime tjera të deputetëve

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?