Çitaku: Deklarata për të zhdukurit e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit. Citaku në reagimin e saj thotë se në përvjetorin e masakrës në Studime Kurti bëri një gabim historik. Ajo shprehet se është shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket […]
Citaku në reagimin e saj thotë se në përvjetorin e masakrës në Studime Kurti bëri një gabim historik.
Ajo shprehet se është shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve.
“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia.
Skandaloze” shkruan Çitaku në Facebook












