Çështja e të pagjeturëve të luftës diskutohet më 2 maj, Çerkinaj: S’kemi besim te Kurti, s’po e marrin seriozisht

Çështja e të pagjeturëve të luftës diskutohet më 2 maj, Çerkinaj: S’kemi besim te Kurti, s’po e marrin seriozisht

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Çerkinaj ka folur rreth takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, që do të mbahet më 2 maj në Bruksel. Çerkinaj në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti ku tha se, çështja e të pagjeturëve gjatë luftës në Kosovë do […]

Çerkinaj në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti ku tha se, çështja e të pagjeturëve gjatë luftës në Kosovë do të diskutohet në këtë takim.

Çerkinaj shprehet skeptik në lidhje me këtë çështje, teksa thotë se nuk ka besim që do të bëhet ndonjë hap tutje.Çerkinaj shtoi se, për t’u arritur një gjë e tillë duhet të implementohej çfarë u premtua qysh nga fillimi i Qeverisë Kurti.

“Edhe pse ka premtuar se do të dakordohet dhe do të nënshkruhet një marrëveshje për persona të pagjetur, ne si familjar nuk kemi besim që do të bëhet asnjë hap derisa nuk do të implementohet ajo çfarë u premtua”, tha ai.Çerkinaj thotë se Qeveria Kurti nuk po e merr seriozisht çështjen e të pagjeturëve në Kosovë.

“Premtuan se do të jetë pika e parë dhe do të fillojë grupi punues të punojë në pjesën humane dhe jo në atë politike. Ende nuk kemi shpresë se e kanë seriozisht”, tha Çerkinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para pak dite se pret që më 2 maj, kur planifikohet të mbahet takimi i tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve që nga lufta e fundit në Kosovë 1998-1999.

“Unë pres që me urgjencë të trajtohet në takimin e 2 majit çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka viktimë vetëm të pagjeturit dhe familjet e tyre, por mbarë popullin tonë, meqenëse pikërisht të pagjeturit janë një situatë e veçantë ku ankthi është edhe më i madh sesa pikëllimi, ku zemërimi është edhe më i madh se sa vajtimi. Andaj, pres që më 2 maj, nga lehtësuesit evropianë siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje”, theksoi Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?