Borrell i brengosur për veriun: Jam i shqetësuar që mund të kemi kriza të reja

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës. Sipas tij, këto zgjedhje […]
Sipas tij, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje.
“Pika e fundit që është më pak pozitive, ne diskutuam për situatën në terren. Kemi shprehur shqetësimin e thellë për situatën në veri me një pjesëmarrje të vogël në procesin e votimit”.
“Këto zgjedhje nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjate. Kjo nuk është çka ne dëshirojmë të kemi. Unë i kam inkurajuar palët që të gjejnë një zgjidhje që serbët të kthehen në pozicionet e tyre që i kanë braktisur”.
“Liderët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sonte dhe jam i shqetësuar që mund të kemi kriza të reja”.












