Borrell: Është bërë hap i rëndësishëm për themelimin e Asociacionit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot është bërë hap i rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit. “E dyta që është e rëndësishme, palët morën një hap të rëndësishëm e simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë. Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës më në […]
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot është bërë hap i rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit.
“E dyta që është e rëndësishme, palët morën një hap të rëndësishëm e simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë. Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës më në fund prenzatuan për palët draftin e parë, nuk është i fundit. Është pikë filluese. Është në vijë me nenin 7 të marrëveshjes së re. Prezantimi i draftit e bën pjesë të rëndësishme takimin. E përshëndes faktin që drafti është ofruar. Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, e siç pritet pikpamjet e palëve janë dukshëm larg në natyrën se si duhet të jetë Asociacioni. Nuk prisja diçka tjetër, e dija që palët kanë mendim të ndryshëm për natyrën e Asociacionit. Por, edhe nëse nuk janë pajtuar, janë pajtuar të fillojnë negociatat për Asociacionin në të ardhmen e afërt. Duke marrë këtë draftin e parë si hapin e parë të diskutimit. I bëjë thirrje të dyja palëve të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive e frymë të mirë, të jnë të gatshëm për kompromis. Procesi të drejtohet nga marrëveshjet e kaluara në dialog, e të inspirohet nga praktikat e mira e modele të mira në Evropë, kemi shumë raste të asociacioneve, natyra të shumta. Në çdo shtet gjen model e do të shqyrtohen gjatë negociatave. Do të lehtësojmë procesin për të arritur marrëveshje finale, duke folluar nga drafti i prezantuar sot”, ka thënë Borrell.












