Berisha i ashpër me Konjufcën: Tallje, retorikë mashtruese, mashtrim albinian

Berisha i ashpër me Konjufcën: Tallje, retorikë mashtruese, mashtrim albinian

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka quajtur tallje të lidershipit kosovar, deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për dialogun. Ai thotë se kjo është retorikë mashtruese ndaj me shqiptarët. “Kjo është tallje e lidershipit kosovar, Presidentes, Kryeministrit dhe Kryekuvendarit me qytetarët. Kjo është retorikë mashtruese me të cilën po manipulojnë me shqiptarët që […]

Ai thotë se kjo është retorikë mashtruese ndaj me shqiptarët.

“Kjo është tallje e lidershipit kosovar, Presidentes, Kryeministrit dhe Kryekuvendarit me qytetarët. Kjo është retorikë mashtruese me të cilën po manipulojnë me shqiptarët që nga dalja në skenën politike si subjekt politik, përtej “patriotizmit jugosllav” në frymën e të cilit janë rritur e kalitur që në familjet e tyre, të cilin e kanë treguar si organizatë KAN dhe aktivitete për stimulimin e martesave në mes të rinjve e të rejave serb e shqiptarë, apo standardeve që do ta krijonin terrenin politik për implementimin e parimeve të “lëvizjes për Jugosllavinë”, të jugonostalgjikëve të udhëhequr nga Veton Surroi e marioneta e tij patetike Albin Kurti, të “jugoslavenve të bashkuar” për “Jugosllavinë e re””, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së vlerëson se VV ndërtoi kauza të rreme me të cilat e helmuan brezi e ri dhe mërgatën.

“Në kontekst të këtij objektivi programor edhe nxitën luftën e urrejtjes dhe mohimit të çdo arritjeje me rezistencën paqësore aktive dhe vetë luftën për liri të UÇK-së, deri aty sa e cilësuan edhe vet aktin e pavarësisë si akt tradhtie. Ndërtuan kauza të rreme me të cilat e helmuan brezin e ri dhe mërgatën, me urrejtje ndaj vlerave të lirisë dhe bartësve të luftës për liri dhe vet shtetit”, potencon Berisha për Gazeta Blic.

Andaj, ai shton se këto deklarata janë patetizëm patriotik dhe retorikë e mashtrimit albinian.

“Prandaj, edhe kjo sagë deklaratash plotë patetizëm patriotik, është retorika e mashtrimit albinian dhe debatikasve të ri me koncept të vjetër neokomunist. Këta do të pranojnë çdo gjë, siç edhe kanë dëshmuar deri me sot. Kjo çfarë po deklarojnë tani kur veç e kanë bërë dëmin ndaj interesave të shtetit s’është gjë tjetër veç se lojë për votuesit e tyre që i cilësojnë “analfabet funksional””, deklaron deputeti i PDK-së.

“Nëse vërtetë mendojnë siç ka deklaruar Glauku dhe jo vetëm, por edhe Albini në mediat kroate, edhe Presidentja në mediat tona, më se një muaj pas dakordimit për Planin franko – gjerman dhe Aneksin e Ohrit alias ofertën e Millosheviçit, që nuk dallon nga ajo që kishte sjellë në vitet 1995/96 pra një ofertë që më vonë e artikuloi “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” apo sloganin që po e përmbush me piken 7 të Planit, se “aty ku ka një serb do të jetë Serbi”, le të urdhërojnë ta provojnë këtë”.

Berisha deklaratën e Konjufcës e krahason me deklaratat e VV-së për bashkim kombëtar, ku tani kaluan në Zajednicë me autonomi.

“Pra, deklaratat e z. Konjufca, po ua them shkurt, janë retorikë e zakonshme e njerëzve të papërgjegjshëm që ka qeveria e LVV-ja, ku takon edhe z. Konjufca.
Në kemi parë deri tani metamorfozën e këtyre njerëzve, nga kauza për “bashkimi kombëtar”, në “Republikë të tretë”, nga kauza kundër “Zajednicë” në “Zejadnicë me autonomi”, nga zhvillimi ekonomik në falimentim ekonomik dhe mjerim social, nga përmbyllja e procesit politik të shtetësisë së Kosovës, në falimentim të shtetit si koncept politik, deri në defunksionalizim institucional. Kjo klasë politike e ka kthyer dialogun në mekanizëm që po e pengon në zhvillim shtetin, edhe pse është në interesin e Kosovës përmbyllja e tij me njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe garancën ndërkombëtare, me theks atë të SHBA përmes Marrëveshjes së Uashingtonit si e vetmja derë dalje për raportin Kosovë- Serbi”, përfundon deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?