Beqa për deklaratën e Lajçakut: Duhet të kemi ekip menaxhues të ri, Qeveria Kurti nuk u tregua serioze

Beqa për deklaratën e Lajçakut: Duhet të kemi ekip menaxhues të ri, Qeveria Kurti nuk u tregua serioze

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur rreth deklaratës së fundit që dha i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku u shpreh se draft-statuti i dorëzuar nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, nuk është përfundimtar, por pikënisje për diskutimet e radhës. Beqa në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Qeveria Kurti nuk […]

Beqa në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Qeveria Kurti nuk është treguar serioze sepse sipas tij, ky ekip menaxhues duhej të shkarkohej qysh më herët.

Beqa shtoi se nuk duhet marrë parasysh dokumentet e këtij ekipi menaxhues që të ketë bisedime tutje.

“Qeveria e Kosovës është vonuar në shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin, qeveria është treguar joserioze. Edhe pse ka pas mungesë transparence, unë mendoj se edhe pse ai ekip është i shkarkuar me vonesë, nuk duhet të merremi me dokumentet e tyre për të biseduar më tutje”, tha Beqa.

Beqa potencoi se Qeveria e Kosovë duhet të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtar që të formohet një ekip menaxhues i ri.“Qeveria duhet të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtar të kemi një ekip menaxhues të ri dhe në bazë të tij të veprohet tutje”, tha Beqa.

Kujtojmë se, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar dje për vizitë në Zvicër, ku ka takuar diplomaten Livia Leu, me të cilën ka diskutuar për ecurinë në procesin e dialogut.

Gjatë këtij takimi, Lajçak e ka vlerësuar me më rëndësi takimin e nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i kënaqur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe presim që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Lajçak.

Lajçak theksoi se drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.

“Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, u shpreh Lajçak.

Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shkarkuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.Drafti i parë i prezantuar është cilësuar si i papranueshëm për Kosovën nga kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?