Bankat në Kosovë ua mbyllin llogaritë institucioneve financiare jobankare

Bankat në Kosovë ua mbyllin llogaritë institucioneve financiare jobankare

Gjatë ditës së djeshme, është mbajtur një takim në mes të Autoritetit të Konkurrencës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, ku është diskutuar për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve me qëllim të kordinimit të politikave legjislative. Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Bashkim Nurboja, me këtë rast ka potencuar se BQK-ja ka për qëllim mbrojtjen […]

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Bashkim Nurboja, me këtë rast ka potencuar se BQK-ja ka për qëllim mbrojtjen e konkurrencës, gjithnjë në frymën e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Gjatë këtij takimi, theks të veçantë iu dha edhe praktikës jo të mirë që tashmë disa banka janë duke e bërë në Kosovë, siç janë mbylljet e xhirollogarive të disa institucioneve financiare jobankare nga ana e bankave në vend.

Nurboja ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që t’i shikojë rastet, ku ka ankesa nga institucionet financiare jobankare për kufizimin e aktivitetit ekonomik, që po iu shkaktohet nga disa banka.

Sipas tij, mbyllja e xhirollogarive në mënyrë të njëanshme të institucioneve financiare jobankare nga ana e disa bankave nuk është praktikë e mirë, e sidomos kur nuk ka arsyetime të mjaftueshme.

Ndërkohë, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku –Isufi, theksoi se objektivi kryesor i politikës së konkurrencës është ruajtja e procesit konkurrues dhe nxitja e konkurrencës efektive në treg.

Sipas saj, ruajtja ose nxitja e konkurrencës efektive është e domosdoshme, duke pasur parasysh kufizimet që sektori privat apo ai shtetëror/publik mund t’i bëjnë konkurrencës.

Siç thotë Binaku-Isufi, ligji i konkurrencës në Kosovë ndalon marrëveshjet për fiksimin e çmimit, abuzimin me fuqinë dominuese, si dhe përqendrimet që rrezikojnë të krijojnë një pozitë dominuese në treg./Buletini Ekonomik

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?