Ban Ki-moon i gëzohet zhvillimeve në Kosovë, paralajmëron vizitë në rajon

Gjatë qëndrimit të tij në Korenë e Jugut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Japoni i cili mbulon edhe Korenë e Jugut, Sabri Kiçmari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Në takim […]

Në takim u fol për rolin që z. Ban Ki-moon kishte në procesin e shpalljes Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkohë që Kryeministri e njoftoi atë në lidhje me arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që prej atëherë, e veçanërisht së fundmi.

Ai tha se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare. Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe vizitën e tij. Ai u shpreh se i gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive. Gjatë këtij takimi, z. Ki-moon ka përshkruar edhe rrethanat në OKB përgjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?