“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje

“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje

Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë. Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij. Duke […]

Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.

Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.

“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.

Ai ka thënë se edhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.

“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.

Në shkrimin e tij për gazetën New York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.

Kur është pyetur nga BBC-ja për të elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.

“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.

Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.

“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?