Avokati që pagoi 30 euro postën në VisaMetric kërkon që t’i kthehen paratë atij dhe qytetarëve

Avokati që pagoi 30 euro postën në VisaMetric kërkon që t’i kthehen paratë atij dhe qytetarëve

Avokati Flamur Abdullahu ka inicuar një rast në Gjykatën Komerciale lidhur me operatorit ekonomik VisaMetric L.L.C. Ai kishte kërkuar që shërbimi postar në vlerë prej 30 eurosh të mos jetë obligator për aplikantët për viza në Ambasadën Gjermane. Avokati tashmë po kërkon që t’u kthehen paratë të gjithë atyre që kanë paguar për këtë shërbim […]

Ai kishte kërkuar që shërbimi postar në vlerë prej 30 eurosh të mos jetë obligator për aplikantët për viza në Ambasadën Gjermane.

Avokati tashmë po kërkon që t’u kthehen paratë të gjithë atyre që kanë paguar për këtë shërbim pasi që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët ka vendosur që VisaMetric-ut, t’ia ndalojë detyrimin që aplikantët të pranojnë pasaportat vetëm përmes postës,.

Më tutje Avokati Abdullahu konsideron se ky operator ekonomik nuk po e respekton vendimin e gjykatës dhe po vazhdon sërish t’iu marrë para qytetarëve, pasi vlerëson se kjo praktikë është dashur të ndalohej së zbatuari prej “kur është nxjerrë vendimi i shkallës së parë”.

Në një prononcim për lajmi.net ka shpjeguar se si nisi procedurat që të ndalohet praktika e pagesës për të pranuar pasaportën vetëm përmes postës dhe të mos ekzistojë mundësia që mjeti i identifikimit të tërhiqet direkt nga zyra.

Ai tha se kjo nisi kur ka aplikuar në shtatorin e vitit 2022 për vizë.

“Unë kam aplikuar për vizë edhe në momentin kur e kam pa qysh është praktika e atyre njerëzve, kam bë ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ata (VisaMetric) e kanë pas detyrimin e postës pasi që ke shkuar me apliku, unë kam bë ankesë edhe ka shkuar Inspektori i Mbrojtjes së Konsumatorit, ata i kanë thanë Inspektorit, se kush aplikon me familje nuk ia marrim për 5 anëtarë pagesën, por ia marrim për një, tash e tutje. Edhe atyre që ju kemi marrë nga 1 Tetori, kemi me jua kthy. Nuk është e vërtetë që i kanë kthy ata vazhdojnë me i marrë (paratë), por e kanë kthyer formën avans. Në momentin kur t’i e bën terminin ata të marrin avans edhe për postën… 30 euro shërbimi për postën”, u shpreh avokati për lajmi.net

Avokati Abdullahu deklaron se nëse një familje 5 anëtarëshe ka aplikuar për viza, postën është dashur ta paguajnë 150 euro.

“Në fillim ka qenë postën me pagu aty cash, më pastaj kur ju ka shku në kontroll Mbrojtja e Konsumatorit e kanë bë pagesën avans. Mos me mujtë me bë termin, pa e paguar postën. Kanë vazhduar me apliku, p.sh, e njëjta familje, e njëjta adresë, për 5 veta ia kanë marrë 150 euro vetëm për postë”, tha avokati Abdullahu.

Në mënyrë që atij dhe qytetarëve t’u kthehen paratë, avokati tha se ka ushtruar Padi Kolektive, në emër të interesit publik.

I njëjti shtoi se vendimi për ndalimin e pagesës prej 30 euro, është dashur të zbatohej nga VisaMetric L.L.C që nga marrja e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?