Aspiratat e Kosovës për KiE ‘në dyluftim’ me Asociacionin, ShBA thotë se pa të dytin nuk arrihet e para

Aspiratat e Kosovës për KiE ‘në dyluftim’ me Asociacionin, ShBA thotë se pa të dytin nuk arrihet e para

Në prill të këtij viti, Kosova mori lajmin se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar etapën e parë, atë të miratimit nga Komuniteti Ministror i KiE-së. Kur tash fati i Kosovës ka kaluar në duart e Asamblesë Parlamentare, nevoja për përkushtim dhe mirëmbajtje të demokracisë në vend po theksohet dukshëm. Në mënyrë […]

Kur tash fati i Kosovës ka kaluar në duart e Asamblesë Parlamentare, nevoja për përkushtim dhe mirëmbajtje të demokracisë në vend po theksohet dukshëm.

Në mënyrë që të anëtarësohet plotësisht në KiE, Kosova duket se është vënë para një prove të përmbushjes së disa “detyrave”, si formë kushtëzimi për anëtarësim në këtë organizatë evropiane.

I fundit që dha një koment në lidhje me procesin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ishte emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndonëse jo në mënyrë eksplicite, Escobar tha sot se, tash që Kosova kaloi etapën e parë, KiE duhet të shohë standarde të larta të demokracisë në vend. E këtu, ai u ndërlidh me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nevojën për ta themeluar atë, si kusht për plotësimin e standardeve të KiE-së.

Sipas emisarit amerikan, Këshilli i Evropës, gjatë shqyrtimit të mëtejshëm të aplikimit, do të fokusohet ekskluzivisht edhe në situatën e komunitetit serb në Kosovë.

“Këshilli i Evropës e ka për detyrë të sigurojë që në hapësirën evropiane brenda atyre shteteve që aplikojnë, standardet e demokracisë dhe lirisë demokratike të zbatohen plotësisht. Kur them se është obligim, them se ka hapësirë brenda KiE për të shqyrtuar kushtet dhe statusin e pakicës serbe në Kosovë. Ky do të jetë një fokus i madh i hapit të ardhshëm të KiE”, deklaroi sot Escobar në një bashkëbisedim online me gazetarë.

Vlen të theksohet se çdo vend që i bashkohet Këshillit të Evropës pranon t’u nënshtrohet mekanizmave të pavarur monitorues që vlerësojnë përputhjen e atij shteti me të drejtat e njeriut dhe praktikat demokratike.

Escobar përsëriti se në këtë aspekt, duhet të shohim lëvizje drejt themelimit të Asociacionit, çështje kjo që vazhdon të shkaktojë ndasi mes palës kosovare dhe asaj serbe në dialog.

“Në këtë kontekst, mendoj se duhet të shohim lëvizje në Asociacion, lëvizje për adresimin e disa shqetësimeve legjitime që ka minoriteti serb në veri të Kosovës për trajtimin e tyre. KiE është një detyrim dhe madje i rëndësishëm, veçanërisht tani”, tha tutje ai.

Në takimin e së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ekipi menaxhues prezantoi një draft statut për Asociacionin.

Ky draft u refuzua nga shefi i ekzekutivit, përfaqësues i palës kosovare, nën arsyetimin se nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës.

Të dy palët pritet që brenda këtij muaji të takohen sërish, për të diskutuar tutje në lidhje me progresin në përcaktimin e një propozimi konkret që iu përshtatet të dyjave, Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ishte thirrja edhe e emisarit amerikan Gabriel Escobar.

“’Topi është në fushën e të dy palëve tani’, për të filluar t’i formësojnë propozimet e tyre për t’i bërë më të pranueshme për palën tjetër dhe të fillojnë të punojnë në një model që mund të funksionojë në kornizat evropiane dhe që do t’i mbronte të drejtat e komunitetit të serbëve në Kosovë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?