Arrestohet “ylli i Tik Tok”, Hasbulla Magomedov

Arrestohet “ylli i Tik Tok”, Hasbulla Magomedov

Arrestohet ambasadori i UFC dhe sensacioni i mediave sociale Hasbulla Magomedov. Mësohet se Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij Dagestan, për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit teksa ka qenë me një grup miqsh duke festuar martesën e njërit prej tyre. Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari dhe miqtë e tij kanë bllokuar […]

Mësohet se Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij Dagestan, për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit teksa ka qenë me një grup miqsh duke festuar martesën e njërit prej tyre.

Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari dhe miqtë e tij kanë bllokuar një rrugë kryesore për të bërë donuts. Hasbulla në rrjetet sociale kërkoi falje për ngjarjen dhe premtoi se nuk do ta bënte më kurrë teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën. “Kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje. Duhet të përgjigjemi për këtë. Unë nuk po i jepja makinës.”, shkroi Hasbulla në Twitter.

Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit bëri një deklaratë në të cilën thuhet se djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve është një traditë e zakonshme në vend kur festohet një martesë.

“Argëtimi i shfrenuar për raste dasmash në Dagestan është traditë për shumë njerëz. Në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar – bllokimi i rrugëve për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomës, përplasja e makinave me njëra-tjetrën dhe shumë karakteristika të tjera që, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me festën. Të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në polici dhe në lidhje me ta, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit hartuan protokolle administrative për të gjitha shkeljet.”, –shkruhet në deklaratë.

Sipas ministrisë grupi i miqve kishte deklaruar se “emocionet e dasmës” kishin bërë që ata të kryenin veprime të tilla.

Hasbulla has been arrested alongside his friends in Dagestan, Russia for violating traffic laws. 😳
pic.twitter.com/ckuIHHXg3Y

— No Jumper (@nojumper) May 9, 2023

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya