Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit në vlerë 20 mijë euro

Sot në Vushtrri policia ka arrestuar një 41 vjeçar për vjedhje të arit në vlerë 20 mijë euro në Fushë Kosovë. Sipas policisë, kjo sasi e arit është vjedhur në një shtëpi në Fushë Kosovë nga personi i dyshuar me iniciale E.Xh. “Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë […]
Sipas policisë, kjo sasi e arit është vjedhur në një shtëpi në Fushë Kosovë nga personi i dyshuar me iniciale E.Xh.
“Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, me datën 20.04.3023, saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale. Personi i dyshuar: E. Xh, mashkull, 41 vjeç”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës.












