“Armët, kulturë ballkanase”, ekspertët pas masakrave në Serbi: Në rajon duhen masa

“Armët, kulturë ballkanase”, ekspertët pas masakrave në Serbi: Në rajon duhen masa

Të shtënat masive, si ato që vranë 9 persona në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe 8 të tjerë pak më shumë se një ditë më vonë në Maldenovac, janë të rralla në Evropë. Sidoqoftë, të dhënat e mbledhura nga ekspertët serbë mbi armët dhe Instituti i pavarur zviceran i kërkimeve sugjerojnë se Serbia […]

Sidoqoftë, të dhënat e mbledhura nga ekspertët serbë mbi armët dhe Instituti i pavarur zviceran i kërkimeve sugjerojnë se Serbia renditet e treta në botë për numrin e armëve për banorë, pas SHBA dhe Jemenit.

Vlerësohet se ka 39 armë për 100 serbë, edhe pse të dhëna të sakta janë të vështira për t’u mbledhur, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Aaron Karp, studiues për armët e vogla, thotë se rajoni ka një kulturë të fortë për armëmbajtjen, ndaj armët do të mbeten.

“Rajoni ka një kulturë të fortë për armëmbajtjen, ndaj armët do të mbeten. Një hap pozitiv do të ishte regjistrimi i armëve në sistem dhe për këtë ka një debat kombëtar që Serbia e ka shtyrë vazhdimisht. Ligji është përmirësuar, por zbatimi i tij nuk është ashtu si duhet. Madje, është larg nga ajo se si duhet të jetë”, tha ai.

Sidoqoftë, të dhënat, të cituara nga presidenti serb, sugjerojnë se numri i armëve të regjistruara në Serbi ka rënë vazhdimisht në 10 vjtet e fundit, nga 1.2 milion në 2012-n në rreth 800 mijë në 2023.

“Armët vërtet të rrezikshme janë ato gjysmë automatike, pasi janë armë moderne. Armët e vjetra janë pushkët e gjyshërve tanë. Janë të rrezikshme, por nuk mund të përdoren për vrasje në masë. Nëse ligji, regjistrimi i armëve dhe masat e sigurisë aplikohen me kujdes, atëherë ky është një hap përpara. Ballkani është një pjesë e dalluar e botës, prej andej mund të nxirret mësim. Duhen zgjidhje të veçanta. Shumë nga politikat për armët të ndjekura nga Serbia dhe vendet fqinje kanë qenë si ato evropiane, por atje mund të duhet diçka ndryshe”.

Vlerësimet sugjerojnë se numri i armëve ilegale që qarkullojnë që nga luftërat e Ballkanit apo trafiqet në vend mund të kalojnë kuotën 1 milion e gjysmë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?