Anashkalimi i të drejtave të shëndetit riprodhues në Kosovë, shqetësues

Anashkalimi i të drejtave të shëndetit riprodhues në Kosovë, shqetësues

Anashkalimi i të drejtave të shëndetit riprodhues dhe atij seksual në Kosovë, del të jetë shqetësues. Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara  dhe Institucioni i Avokatit të Popullit. Raporti përqendrohet në qasjen e informatave  për kujdesin e shëndetit riprodhues. Të drejtat e shëndetit riprodhues në Kosovë janë […]

Të drejtat e shëndetit riprodhues në Kosovë janë të mbrojtura me ligjet në fuqi. Por anashkalimi i këtyre të drejtave po del të jetë shqetësues për sa i përket shëndetit riprodhues dhe atij seksual.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, ka thënë për Radio Kosovën se kryesisht shifrat e dala nga ky raport  janë bazuar në intervistat dhe  përvojat e drejtpërdrejta të grave dhe vajzave që  i marrin këto shërbime, por edhe personelit mjekësor që i ofron këto shërbime.

“Janë dëgjuar rrëfime nga të dyja palët me qëllim që të kuptojmë përvojën e qytetareve nga dora e parë mbi kualitetin e shërbimeve në fushën e shëndetit seksual riprodhues por edhe nga vështirësitë  nga ana e punëtorëve shëndetësorë që hasin gjatë ofrimit të këtyre shërbimeve shëndetësore në këtë lëmi”, thotë Nimani.

Sipas Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Kosovë vazhdon të ketë qasje jo të duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues. Ai ka theksuar se ende ka paragjykime, deri në mohim që të debatohet për këtë çështje.

“Gjetjet e raportit kanë treguar  që situata është shqetësuese e po ashtu tregon që në disa sektorë lihen pas dore çështje të shëndetit riprodhues dhe seksual. Sidomos në drejtim të qasjes së vetëdijesimit, ofrimit të shërbimeve si dhe trajtimit pa diskriminim por edhe të nivelit dhe të përgatitjes ose profesionalizmit të ofrimeve të shërbimit që ne disa raste mungojnë”, thotë Qelaj.

Për sa i përket shëndetit riprodhues,  Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të zbatojnë detyrimet dhe përgjegjësitë që lidhen me shërbimet në shëndetin riprodhues dhe seksual.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?