A po na merr Evropa trurin falas

Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme dhe të njëjtit po ikin nga vendi. Që i bie se Kosovës po i ikë fuqia punëtore. Alban Hashani drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest në RTV21 tregoi se a po na merr Evropa trurin falas?! “Në esencë i bjen që ne jemi […]
Alban Hashani drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest në RTV21 tregoi se a po na merr Evropa trurin falas?!
“Në esencë i bjen që ne jemi kontribues neto në ndihmë të jashtme të Gjermanisë. Ato pare që i bjen Gjermania në Kosovë si ndihmë ne jem t’i i tejkalu ato shumëfish për shkak të njerëzve që po largohen në drejtim të Gjermanisë. Në këtë kontekst kostoja e shoqërisë për njerëzit që largohen është e madhe përtej krejt telasheve tjera që krijohen në treg. Me kanë racional me kohën përgjigja është se në jemi kontribues neto në këtë dinamikë”, tha ai.
Trendi i emigrimit të qytetarëve kosovarë, sipas shifrave zyrtare, është në rritje.
Sipas ASK-së, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit – nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000.
Nga ana tjeter, njohësi i çështjeve të Ekonomisë, Erton Bega ka thënë se tashmë ka ardhur një moment kur kërkesa për paga, për kompensim është rritur jashtëzakonisht shumë dhe se bizneset janë zënë të parapërgatitura në menaxhimin e biznesit të tyre.
“Tashmë është një moment ku t’i patjetër duhet të reflektosh mbi situatën të cilën është krijuar sidomos në dy vitet e fundit, nga inflacioni pas pandemisë fillimisht pastaj edhe pas luftës në Ukrainë”, ka thënë Bega.
Ai tutje, ka theksuar se kosto e jetesës është rritur dukshëm dhe se është demoralizuese që të punosh me pagat që kanë qenë para dy viteve.












