50 mijë eurot e ndara për Luginën përfundojnë në llogarinë e kompanisë së kushëririt të Besnik Bislimit – Detaje nga kallëzimi penal

50 mijë eurot e ndara për Luginën përfundojnë në llogarinë e kompanisë së kushëririt të Besnik Bislimit – Detaje nga kallëzimi penal

1.2 milionë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, po dyshohet se janë keqpërdorur. Këto pretendime i ka hedhur kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili edhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale. Detaje të këtij kallëzimi penal ju sjell Insajderi. […]

Keqpërdorimi i parë që përmendet ka të bëjë me një vizitë të përfaqësueseve të Luginës për në SHBA. Parat e ndara nga Qeveria parashihej të deponoheshin në llogarinë e Këshillit Nacional Shqiptar, i cili udhëhiqet nga Ragmi Mustafi. Por, dyshohet se nuk ndodhi kështu.

50 mijë euro pretendohet se janë deponuar direkt në llogarinë e kompanisë së kushëririt të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, Faton Bislimi si dhe person i afërt me krerët e Partisë së Veprim Demokratik (PVD).

Kompania e Faton Bislimi “Washington International Affair Institute” – po dyshohet të jetë hapur 8 muaj para ndarjes buxhetore të qeverisë.

“Washington International Affair Institute L.L.C është kompani e hapur me datë 3 shtator 2021, pra 8 muaj para vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e mjeteve. Kjo kompani figuron në emër të Faton Bislimit, Kushëririt të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi dhe mik i liderëve te PVD-së i cili vitet e fundit i ka shpeshtuar vizitat në Luginë si dhe ishte shoqërues i përkohshëm i përfaqësuesve të Luginës në SHBA. Pra 50,000 euro të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës u bartën në llogari të Faton Bislimit respektivisht në kompaninë e tij Washington International Affair Institute L.L.C”, thuhet në kallëzim penal.

Nga ky konkurs dhe të tjerë sipas Arifit kanë përfituar akterë të LVV-se dhe PVD-së, njerëz partiak.

Njerëz që kanë lidhje me Ragmi Mustafin, Ardita Sinanin ish-kryetare e Preshevës, e ish-kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.

Për udhëtimin në SHBA, thuhet se këshilltarja nga radhët e opozitës, Saranda Latifi ka kërkuar sqarim nga Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi e Ardita Sinani se ku kanë shkuar mjetet financiare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?