Latifi: Sot e pamë se edhe kryeministri po besojka mitin e Gjingjiqit, fatkeqësisht

Latifi: Sot e pamë se edhe kryeministri po besojka mitin e Gjingjiqit, fatkeqësisht

Profesori universitar,Blerim Latifi ka reaguar pasi kryeministri Kurti përkujtoi ish- kryeministrin serb Zoran Gjingjiq në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan Periskopi. Latifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook  ka treguar se Gjingjiq  politikën e tij donte ta përdorte kundër aspiratave të Kosovës për pavarësi. “Ideja se Gjingjiq mendonte për Kosovën […]

Profesori universitar,Blerim Latifi ka reaguar pasi kryeministri Kurti përkujtoi ish- kryeministrin serb Zoran Gjingjiq në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan Periskopi.

Latifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook  ka treguar se Gjingjiq  politikën e tij donte ta përdorte kundër aspiratave të Kosovës për pavarësi.

“Ideja se Gjingjiq mendonte për Kosovën jashtë skemave të nacionalizmit serb, është një mit të cilin e ushqeu edhe më shumë vrasja e tij. Sot e pamë se edhe kryeministri ynë po besojka në këtë mit.Fatkeqësisht”, ka shkruar ndër të tjera Latifi

Postimi i tij i plotë:

Dy atentateve serbe ua kanë pa hajrin shqiptarët. Atentatit mbi mbretin Aleksandri i Parë, në vitin 1903, dhe, 100 vite më pas, atentatit mbi kryeministrin Gjingjiq.

Të dy këta kishin diçka të përbashkët: synimim për largimin e Serbisë nga ndikimi rus dhe afrimin e saj me Perëndimin. Nëse ata do të jetonin për t’i përmbushur synimet e tyre, shqiptarët do t’i kishin punët shumë më vështirë.

Vrasja e mbretit Aleksandër nga një fraksion prorus i ushtrisë serbe, bëri që Serbia t’i kthehet orientimit gjeopolitik prorus. Kjo i bindi përfundimisht austro-hungarezët që të fillonin punën për krjimin e një shteti shqiptar, për të mos lejuar që përmes Serbisë proruse, ndikimi rus të shtrihej deri në Adriatik. 28 Nëntori 1912 ishte rezultat logjik i kësaj gjeopolitike austro-hungareze.

Gjingjiq ndoqi qasjen e mbretit Aleksandër. Ai donte një Serbi të distancuar nga Rusia dhe të afruar me Perëndimin. Këtë politikë ai donte ta përdorte kundër aspiratave të Kosovës për pavarësi. Eleminimi i tij e varrosi këtë politikë bashkë me të. Ata që erdhën pas tij nuk dolën dot nga hija e rrymës proruse dhe kjo pati ndikim të rëndësishëm në krijimin e bindjes perëndimore për pavarësinë e Kosovës si opcion pa alternativë.

Ideja se Gjingjiq mendonte për Kosovën jashtë skemave të nacionalizmit serb, është një mit të cilin e ushqeu edhe më shumë vrasja e tij. Sot e pamë se edhe kryeministri ynë po besojka në këtë mit.Fatkeqësisht.

Dy atentateve serbe ua kanë pa hajrin shqiptarët. Atentatit mbi mbretin Aleksandri i Parë, në vitin 1903, dhe, 100 vite…

Posted by Blerim Latifi on Sunday, March 12, 2023

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?