Kurti i përgjigjet Gërvallës: Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka

Kurti i përgjigjet Gërvallës: Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka

“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje”. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti teksa u pyet për një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ditë më parë për një media të huaj tha se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”. Kurti u përgjigj duke […]

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti teksa u pyet për një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ditë më parë për një media të huaj tha se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

Kurti u përgjigj duke thënë se Marrëveshja ekziston, dhe se mungesa e nënshkrimit nuk e cënon ekzistencën e saj.

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit.

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz  javën e kaluar në një intervistë për gazetën “Diario de Noticias” ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?