Naftëtarët akoma nuk e kanë paguar gjobën katër milionëshe, “luajnë’ përsëri më çmimet

Naftëtarët akoma nuk e kanë paguar gjobën katër milionëshe, “luajnë’ përsëri më çmimet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë ditës së mërkurë, ka marrë vendim t’i caktojë çmimet tavan të naftës pasi ka gjetur abuzim nga ana e naftëtarëve. Sipas vendimit të marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë […]

MINT, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Mirëpo, pas vendimit, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ka thirrur takim për ta kundërshtuar vendosjen e çmimit tavan e cila do të mbahet sot në orën 13:30.

Në mesin e vitit 2020, Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës kishte marr një nga vendimet më të mëdha gjatë operimit të punës viteve të fundit.

AKK-ja kishte vendosur të dënonte 14 kompani që merreshin me tregtinë e naftës në Kosovë. Dënimi i shqiptuar për manipulim me çmimet e naftës ishte mbi 4 milionë euro, pasi ishin ngurti dyshime se operatorët e shitjes me pakicë të derivateve të naftës nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale me rastin e caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018. Atë kohë, dominonte dyshimi se çmimi i derivateve në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjtë përkundër uljes së çmimit në berzën ndërkombëtare.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kishte vendosur t’u shqiptojë masa ndëshkuese administrative në shumë të përgjithshme prej € 4,040,450.78 të totalit të të hyrave te gjashtë (6) mujorit të vitit 2018 14 kompanive të derivateve të naftës, të cilat kanë qenë nën hetim nga AKK që nga viti 2019. Mirëpo kjo gjobë nuk është paguar akoma, pasi çështja është ende në gjykatat e Kosovës.

Enis Shatri – Zyrtar i lartë ligjor në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës,  tha për Periskopin se rasti është duke u zvarritur në gjykatë.

“Për shkak të procedurave ankimore, Autoriteti i Konkurrences i Republikës së Kosovës, nuk ka  mund të inkasojë asnjë gjobë për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Të gjitha Kompanitë, kanë ushtruar Ankesë pranë Gjykatës Themelore për Çështje Administrative, e që të njëjtat tani janë deleguar në Gjykatën Komerciale, pasi me Ligjin 08/L-015, për Gjykatën Komerciale, kompetente është kjo gjykatë. Nga gjithsejt 14 kompani/ndërmarrje, Vetëm për 3 sosh, Autoriteti ka bërë Përgjigjet në padi, përkitazi kërkesave procedurale, të Gjykatës, ndërsa për të tjerat jemi në pritje të veprimeve procedurale të gjykatës. Lidhur me Përgjigjet në Padi, për rastet tjera presim “Aktvendim’’ nga Gjykata përkatëse”, tha Shatri.

Ai thotë se para tri viteve rasti Nafta është trajtuar me Ligjin 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim 04/L-226.

Hetimi ndaj kompanive për ngritje të çmimit të derivateve ka nisur në fillim të vitit 2019. Pas përfundimit të hetimeve, komisioni i Autoritetit të Konkurrencës ka marrë vendim që 14 kompani të dënohen me 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro.

“AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019 ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018. Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës. Komisioni i autoritetit ka vendosur gjobë prej 4 milionë e 400 mijë për 40 kompanive nën hetim”, thuhej në vendimin e AKK-së.

AKK-ja kishte thënë se kompanitë mund të bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra të arkëtohen në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Autoriteti i Konkurrencës kishte urdhëruar ndërmarrjet në procedurë që ta ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm, i cili ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve në mënyrë të bashkërenduar, nëpërmjet të çfarëdo marrëveshje apo bashkëpunimi tjetër joformal (të pa evidentuar), i cili shkon në dëmë të konsumatorëve, si dhe çdo aktivitet biznesor, i cili e çrregullon konkurrencën në tregun përkatës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, kishte shprehur shqetësimin ndaj Autoritetit të Konkurrencës, për vendimin e marrë ndaj naftëtarëve, sipas të cilit marrëveshja ndërmjet këtyre bizneseve nuk ka ndodhur asnjëherë apo çmim kartel.

“Vendimin e lëshuar nga Autoriteti i Konkurrencës, ne Shoqata e Naftëtarëve e kundërshtojmë fuqishëm. Vendimin masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke cilësuar si vendim arbitrar. Shoqata fuqishëm deklaron se nuk ka pasur marrëveshje për çmim të naftës mes këtyre operatorëve të këtij sektori dhe asnjëherë nuk do të ketë”, konsideronte kjo shoqatë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?