Kuvendi shpenzoi 7 milionë euro në vitin 2022: Gjysma për paga të deputetëve

Kuvendi shpenzoi 7 milionë euro në vitin 2022: Gjysma për paga të deputetëve

Më shumë se 7 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022. Kjo shumë ka shkuar për paga, mëditje, mallra e shërbime tjera, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, teksa ka raportuar të hënën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, […]

Më shumë se 7 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022. Kjo shumë ka shkuar për paga, mëditje, mallra e shërbime tjera, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, teksa ka raportuar të hënën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilën u shqyrtua raporti e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2022.

Krasniqi  tha për paga, mëditje, mallra, shërbime dhe disa kategori të tjera Kuvendi për vitin 2022 ka shpenzuar mbi 7 milionë euro, ndërsa më shumë se 3.3 milionë euro, janë për paga të deputetëve.

Ndërsa deputetët patën kritika sa i përket mosfunksionimit të votimit të digjitalizuar në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kërkoi shpjegime nga administrata e Kuvendit, për disa projekte kapitale rreth digjitalizimit të Kuvendit.

“Ka që tre vite që nuk funksionin pjesa e votimit”, tha Lushtaku.

Ndërsa Krasniqi tha se këtë vit presin që të startojnë me ofertën për sigurimin e pajisjeve për seanca plenare.

E Kryetari i këtij Komisioni Armend Muja pyeti se kur pritet realizimi i projekteve kapitale në Kuvend.

“E para sa i përket pagave, te paga për deputet brenda një viti shkojnë 3.3 milionë euro, po nga kjo pastaj ju thoni se është pjesa tjetër për paga për administratën e Kuvendit, nga gjitha shpenzimet e deputetëve nuk janë vetëm këto por një pjese e tyre shkon edhe. Sa është shpenzimi vjetor i 120 deputetëve. Sa i përket projekteve kapitale kur pritet realizimi i tyre, kjo na duhet në afat më të shkurtër”, tha ai.

Kryeziu tha se projekti për pajisje është i gatshëm, por duke marr parasysh procedurat nëpër të cilat kalon ky projekt mund ta shtyjë implementimin e saj deri në vitin 2023.

“Projekti për pajisje si oferte e kemi të gatshëm. Mirëpo duke marrë parasysh kërkon 40 ditë të jetë i hapur… Kjo e bënë të pa mundshëm që ky projekt të realizohet deri në vitin 2023”, tha ai.

Deputeti Muja ka pyetur sekretarin e Kuvendint në lidhje me një veturë të blerë në vitin 2005 e cila nuk është sjellë as një herë në Kosovë.

“Është blerë një veturë e blinduar në vitin 2005, nga  Shefka Shasivari në vlerë 300 mijë euro dhe nuk e ka sjellë në Kosovë dhe nga viti 2008 ajo është larguar nga Kosova,” tha Muja.

E pikërisht për këtë, Krasniqi tha se për këtë rast, Gjykata është duke u marrë. Ai shtoi se Shasivari është larguar nga Kosova dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se kritika e saj ka të bëjë me mënyrën si po shpenzohen paratë, derisa tha se është e pa pranueshme që nuk ka ende pjesë te votimit te digjitalizuar në Kuvend. Sipas tij probabiliteti për të gabuar derisa numërohen votat është i madh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?