Akuzat e VV-së për këtë foto: Çitaku thotë se po mundohen ta mbulojnë Martinin

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka publikuar fotografi ku dukej ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, znj.Vlora Çitaku në fotografi me ishshefin e kundërzbulimit të FBI-së Mcgonigal. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ambasadorja Çitaku, ndërkohë që fotografia vazhdon t’i përmendet edhe nga deputetë të tjerë të VV-së, si Mefail Bajqinovci. Ja çka shkroi Abrashi i VV-së […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka publikuar fotografi ku dukej ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, znj.Vlora Çitaku në fotografi me ishshefin e kundërzbulimit të FBI-së Mcgonigal. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ambasadorja Çitaku, ndërkohë që fotografia vazhdon t’i përmendet edhe nga deputetë të tjerë të VV-së, si Mefail Bajqinovci.
Ja çka shkroi Abrashi i VV-së mbrëmë:
Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.
Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.
‘’Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.
Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.
Ndërkohë, Çitaku, nënkuptoi se Vetëvendosja, po mundohet ta ‘mbulojë’ skandalin e Martin Berishajt, duke shkruar kështu:
“Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.
Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.
Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc.
Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës.
E tash, si e keni Martinin?”.
Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.
Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.












