Zjarrfikësit të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, nesër protestojnë përsëri

Zjarrfikësit të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, nesër protestojnë përsëri

Zjarrfikësit do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë, nesër duke filluar nga ora 11:00. Marshi i protestuesve do të niset nga ora 10:30 nga parkingu i Pallatit të Rinisë duke shkuar kështu në këmbë në sheshin “Zahir Pajaziti”, e deri te objekti qeveritar. Kjo do të bëhet në shenjë pakënaqësie për vendimin që zjarrfikësve […]

Zjarrfikësit do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë, nesër duke filluar nga ora 11:00.

Marshi i protestuesve do të niset nga ora 10:30 nga parkingu i Pallatit të Rinisë duke shkuar kështu në këmbë në sheshin “Zahir Pajaziti”, e deri te objekti qeveritar.

Kjo do të bëhet në shenjë pakënaqësie për vendimin që zjarrfikësve të ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e fikjes së zjarrit dhe shpëtimit.

Po ashtu pakënaqësi kanë edhe me mosplotësimin e kërkesave, që në kumtesë thuhet se janë parashtruar në kohë, dhe se janë të drejta, legjitime dhe të bazuara në ligje.

“Dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikësa, kushtet e dobëta të punës numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherit si pasojë e problemeve te pa zgjidhura me dekada”, shkruan në kumtesë kur tregohen arsyet për atë pritet të ndodh nesër.

Aty thuhet se protesta do të vazhdojë derisa të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara, raporton Klankosova.tv.

Edhe në fund të muajit që shkoi, ka pasur protestë nga zjarrfikësit për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?