Zelensky e nis vizitën në SHBA me lutje për ndihma ushtarake

Zelensky e nis vizitën në SHBA me lutje për ndihma ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington më 11 dhjetor me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij të rrethuar, duke u thënë atyre se “ne nuk do të dorëzohemi” në luftë kundër pushtimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir […]

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington më 11 dhjetor me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij të rrethuar, duke u thënë atyre se “ne nuk do të dorëzohemi” në luftë kundër pushtimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Putini duhet të humbë patjetër. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë. Ju mund të llogarisni në Ukrainën, dhe ne shpresojmë njëjtë se do të mundë të llogarisim në juve”, tha Zelensky gjatë një takimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin, i premtoi mbështetje të palëkundur Kievit dhe paralajmëroi se Putini ende shpreson në fitore në luftë kundër Ukrainës, me gjithë humbjet e mëdha të Kremlinit në konfliktin që nisi në shkurt 2022.

“Me gjithë krimet dhe izolimin, Putini ende beson se ai mund ta mposhtë Ukrainën dhe se mund ta mposhtë Amerikën. Por, ai e ka gabim”, tha Austin.

“Përkushtimet e Amerikës duhet të nderohen”, shtoi ai, teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ka vështirësi ta bindë opozitën republike për ta vazhduar mbështetjet për Kievin.

Bideni e ftoi Zelenskyn në Uashington për ta rikonfirmuar mbështetjen e administratës së tij për Kievin në një kohë mosmarrëveshjes me republikanët në Kongres, të cilët i kanë bllokuar ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Ai do ta mirëpresë liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Zelensky do t’i adresohet edhe senatorëve amerikanë dhe do të takohet edhe me kryetarin e ri republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?