Vuçiq e luan viktimën: Qëllimi kryesor është të më arrestojnë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ftuar në RTS foli për zgjedhjet e ardhshme të 17 dhjetorit, ku tha se opozita ka si qëllim rrëzimin e tij nga pushteti dhe arrestimin. “Do të ekspozohemi ndaj presioneve të padyshimta. Ju po shikoni se si ta çoni anijen tonë serbe në një port të qetë mes gjithë shkëmbinjve […]
“Do të ekspozohemi ndaj presioneve të padyshimta. Ju po shikoni se si ta çoni anijen tonë serbe në një port të qetë mes gjithë shkëmbinjve dhe problemeve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ata nuk do të heqin dorë nga pikëpamjet e tyre për një Kosovë të pavarur”, filloi fjalimin e tij Vuçiç.
Më pas ai foli për planin franko-gjerman.
“Ne do t’i mbrojmë interesat tona me zgjuarsi, seriozitet, mençuri dhe strategji.Mesazhi kryesor është se do të më arrestojnë. Kjo është fjala përmbyllëse e Aleksiqit dhe Marinika Tepiqit. Ata njoftuan sot se Vuçiç nuk do ta shohë fundin e mandatit të tij dhe ky është mesazhi i tyre”, theksoi ai.
Vuçiç shtoi se fushata e opozitës ishte e kufizuar në kritikimin e qeverisë.












