Vrasja e Liridonës, avokati Gashi: Autorët vepruan si organizatë kriminale, Naimi foli suedisht dhe me kode

Vrasja e Liridonës, avokati Gashi: Autorët vepruan si organizatë kriminale, Naimi foli suedisht dhe me kode

Avokati Tomë Gashi është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se tre persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte. Gashi tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve […]

Gashi tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda.

Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin.

“Sa i përket ekstradimit të Naimit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suedia nuk ka të drejtë meqë krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Të gjithë po flasin por motivi i vërtetë i vrasjes nuk dihet. Një prej pistave të parave është marrja e shumës marramendëse të parave, prej 20 milionë eurosh”, tha Gashi, për EuronewsAlbania.

Ai tha se paratë mund të jenë një prej motiveve të vrasjes, “sepse ishte bërë sigurimi i jetës së Liridonës dhe nëse nuk do të kapej, përfitimin do e merrte Naimi. Por u tha se kjo shumë nuk është e saktë, pasi shuma është deri në 1 milionë euro që ai mund të përfitonte nga sigurimet. Kjo ndodhi pas manifestimit të ditës më të shenjtë të ne shqiptarëve, pas 28 Nëntorit dhe u paraqit si grabitje. Është e çuditshme sesi një makinë me shumë lehtësi i ka dalë para”.

“Personi që ka drejtuar makinën me aq lehtësisht është ndalur, ka folur në gjuhë suedeze që të dalin fëmijët, në gjuhë të koduar doja të thoja dhe kanë lënë Liridonën vetëm në krahun e djathtë të makinës”.

Avokati tha se Naimi ka dalë nga makina shumë lehtësisht bashkë me fëmijët e tij, pasi gjithçka ishte inskenuar.

“Duke parë që grabitësit kanë shtënë kur Naimi nuk ka qenë në makinë, Policia ka dyshuar, por nuk ka dalë direkt në konkluzion duke qenë se ngjarja ka qenë e rëndë. Fakti kryesor për Naimin është rrëfimi i vrasësit kryesor. Këta kanë vepruar si një organizatë kriminale. Të paktën tre persona e kanë ditur që Liridona do të vritet në një ditë të caktuar, nga disa persona të caktuar”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?