Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai: Synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai: Synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja në Shkup, ishte interesi financiar. Raportohet se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka përpiluar planin me organizatorët e grupit, dhe ai është i dyshuari kryesor. “Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në […]

“Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në marrëveshje dhe në dijeni të një familjari ka organizuar kryerjen e krimit për të zhvatur para nga nëna e të miturës, nga e cila të gjithë të përfshirët do të kishim përfitim monetar, gjegjësisht material”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për media, përcjell Reporteri.

Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës. Kështu bëri të ditur në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të dhënave fillestare nga hetimi.

Përveç të miturës është vrarë edhe 74-vjeçari nga Velesi, për vrasjen e të cilit dyshohen të njëjtët persona, Spasovski thotë ai se nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me të miturën Vanja.

“Por për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura me njërin nga të dyshuarit, automjeti i tij është sekuestruar dhe përdorur në kryerjen e krimit dhe më pas kjo veturë është gjetur e djegur”.

Pikërisht me këtë makinë, thotë ministri, është marrë e mitura në hyrje të pallatit ku banonte, pasi më herët, sipas deklaratave të të dyshuarve, babai ka ndarë informacione me organizatorin për ditën dhe orën e largimit të saj nga shtëpia.

“Organizatori kryesor dhe ekzekutuesi me armë më 27 nëntor, sipas provave të vërtetuara deri më tani, diku rreth orës 10, ka vrarë të miturin i trembur nga provat që policia ka mundur të gjejë në hetimin tashmë të nisur menjëherë pas kallëzimit të parë të atij krimi”, ka thënë ministri.

Në lidhje me dy rastet, për 14-vjeçaren Vanja dhe për 74-vjeçarin nga Velesi dyshohen pesë persona. Për tre persona është caktuar masa e paraburgimit, njëri është jashtë shtetit dhe personi i pestë është babai i vajzës. Siç informon Spasovski, me të është bërë marrja në pyetje dhe sipas udhëzimit të Prokurorisë do të ndërmerren masa të mëtutjeshme.

Babai tregoi se në çfarë ore shkon vajza në shkollë dhe qëllimi ishte të zhvatnin para nga nëna e saj.

Ky grup e njihte familjen dhe sipas tij ministrit të brendshëm, bëhet fjalë për një grup kriminelësh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?