Vëllai i Liridonës: ‘Nuk e dija që po rrija me vrasësin e motrës’

Vëllai i Liridonës: ‘Nuk e dija që po rrija me vrasësin e motrës’

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer detajet e vrasjes së motrës së tij. Fillimisht u mendua se ajo humbi jetën gjatë një grabitje, por më vonë u zbulua se ishte Naimi ai që kishte porositur vrasjen e saj. Leonardi shprehet se atë natë ishte në punë dhe lajmin e mori nga gruaja e […]

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer detajet e vrasjes së motrës së tij.

Fillimisht u mendua se ajo humbi jetën gjatë një grabitje, por më vonë u zbulua se ishte Naimi ai që kishte porositur vrasjen e saj.

Leonardi shprehet se atë natë ishte në punë dhe lajmin e mori nga gruaja e cila i telefonoi dhe e njoftoi se Liridona kishte vdekur.

“Atë natë nuk isha në shtëpi, isha në punë, më mori në telefon gruaja e më tha të vranë Liridonën. Kam një kushëri me emrin Liridon dhe mendova se është ai, e ndala telefonin. Më mori sërish në telefon dhe më tha jo Liridonin, por Liridonën. Prindërit ishin të lodhur, rraskapitur, të mërzitur, i çova në spital dhe i bëra qetësues. Shkuam në polici, po merrnin në intervistë Naimin edhe fëmijët. Unë e lexova që Liridona kishte vdekur, por doja të dija motivin dhe arsyen. Dyshova se vrasja ka ndodhur nga grabitja dhe mendova që është kapur me grabitësit, e besova që grabitësit e kanë kryer këtë vepër”, u shpreh Leonardi.

Vëllai i Liridonës tregon se çfarë i tha Naimi pasi ishte marrë në pyetje nga policia, natën e vrasjes.

Ai i shpjegoi si kishte ndodhur vrasja e bashkëshortes, por rezultoi se gjithçka ishte një gënjeshtër.

Atë natë kur u vra Liridona, pasi doli nga policia më tha Naimi që ‘më dolën grabitësit, nuk i pashë unë, i pa Liridona e para, i thashë që t’i jepte të gjitha çfarë kishte në çantë, ajo insistoi. Unë hapa derën për të nxjerrë fëmijët, ndërkohë që Liridona iku’. Nuk e dija që isha duke ndenjur me vrasësin e motës sime. Nuk kam pasur dyshime, nuk doja ta besoja. Me traditat që jemi rritur ne kemi në zakon që nuk premë dikë në besë. Nuk ka shans të ndodhte ajo pabesi, por qenkan më të këqij se ne edhe e bëjnë këtë. Ditën e varrimit, unë kam ndenjur pas tij për të parë një lëvizje të tij, dhe i thosha mendjes ça po mendon kështu. Nuk munda të vëreja diçka. Kishte zëra që atë natë, por nuk donim ta besonim sepse ka qenë në familjen tonë prej 13 vitesh”, u shpreh Leonardi

Sipas të vëllait, Liridona dhe Naimi kanë pasur një marrëdhënie korrekte dhe nuk është ankuar asnjëherë tek familja e saj, për asnjë lloj problemi.

“Ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë, nuk kanë pasur grindje dhe tek ne nuk është ankuar kurrë. Me familjen e Naimit nuk kemi komunikuar, fëmijët janë me familjen e Naimit dhe nuk e dinë që ka vdekur nëna. Nuk janë të informuar, nuk e di çfarë i kanë thënë. E kanë kërkuar sepse janë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të, por duke u munduar me zor”, tha Leonardi.

Vëllai i Liridonës shprehet se nuk e dinë ende arsyen e këtij krimi, por mendojnë që mund të jetë sigurimi i jetës që mund të arrijë deri në 20 milion euro.

“Ne u munduam që ajo kishte një sigurim, dhe mendoj vetëm atë sepse nuk kishte asnjë grindje tjetër. Ne si familje nuk kemi dyshim tjetër. Atë ditë kur ka ndodhur vrasja ishte shumë e lumtur, me buzëqeshje. Nuk ka pasur asnjë lloj gjëje që të na bënte neve që të dyshonim. Njërin nga bashkautorët e vrasjes nuk e njoh, ndoshta vetëm si figurë, të akuzuarin e dytë e njoh ka qenë në shtëpinë tonë, na lidhin çështjet familjare, Naimin dhe Kushtrimin i njoh shumë mirë. I kërkoj policisë, medias të zbardhet në detaje dhe vrasësit të marrin dënimin maksimal”, u shpreh Leonard Ademaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?