Vazhdon dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell: Pyetet për strukturën organizative të UÇK-së

Vazhdon dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell: Pyetet për strukturën organizative të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të enjten po e vazhdon dëshminë dëshmitarja 38-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sandra Mitchell, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Mitchell është ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, ndërsa kundërpyetjet për atë po i vazhdon mbrojtja e […]

Mitchell është ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, ndërsa kundërpyetjet për atë po i vazhdon mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, i cili u fokusua tek struktura organizative e UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mithcell pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj.

Keohe, citoi deklarata që Mitchell i kishte dhënë në gjykimin e Millutineviqit. Duke iu referuar këtyre deklaratave, Mitchell pohoi se struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe.

Në bazë të kësaj, ajo pranoi se struktura e UÇK-së ishte horizontale, ndërsa struktura komanduese e UÇK-së shkonin vertikalisht pra me komandim efektiv.

Po ashtu, për komandantët e zonave të UÇK-së , Mitchell pohoi se ishin më shumë komandantë të niveleve lokale dhe as koordinimi nuk ishte saktësisht i nivelit horizontal.

Keohe i prezantoi dëshmitares edhe një akt-ekspertizë të një analisti ushtarak të Prokurorisë në TPNJ, në çështjen gjyqësore ndaj Sllobodan Millosheviqit, për të cilin Mitchell tha se nuk e ka parë ndonjëherë.

Po ashtu, tha se nuk kishte njohuri as për një urdhër që iu prezantua nga Keohe, të autoriteteve serbe për të ndërlidhur pika të radios në shtëpi të civilëve. Pra, sipas Keohes, ky urdhër ishte edhe për të armatosur popullatën civile, për të cilin Mitchell tha se nuk di asgjë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?