“Unë edukoj djalin tim që vajza jote të jetë e sigurt”-Shkodra marshon për Liridonën

“Unë edukoj djalin tim që vajza jote të jetë e sigurt”-Shkodra marshon për Liridonën

Në mesditën e të martës dhjetëra vajza dhe gra në Shkodër u mblodhën për t’u sensibilizuar me dhimbjen e madhe që la pas vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë. Euronews Albania raportoi se ato kishin zgjedhur heshtjen si formë marshimi, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të 30-vjeçares. “Jemi mbledhur për Liridonën, jemi mbledhur për gratë, […]

Në mesditën e të martës dhjetëra vajza dhe gra në Shkodër u mblodhën për t’u sensibilizuar me dhimbjen e madhe që la pas vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë.

Euronews Albania raportoi se ato kishin zgjedhur heshtjen si formë marshimi, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të 30-vjeçares.

“Jemi mbledhur për Liridonën, jemi mbledhur për gratë, për familjen, jemi mbledhur për vajzat, për të ngritur zërin, për t’u solidarizuar me dhimbjen e madhe që jo vetëm familja e Liridonës, por e gjithë shoqëria shqiptare pothuajse është e përfshirë. Ngjarje shumë e rëndë, e paprecedentë. Të vrasësh nënën e dy fëmijëve, unë nuk e di. Sot do kisha pritur gratë e gjithë Shqipërisë, jo vetëm gratë e gjithë Shkodrës. Qeveria, shteti, ligji janë ato që ndryshojnë”, u shpreh një qytetare.

“Jemi mbledhur për të drejtën e jetës, e drejtë që ta fal Zoti dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë. Jemi mbledhur për të sensibilizuar gratë për rrezikun që ju kanoset nëse nuk ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Jemi mbledhur t’i kërkojmë të gjitha nënave, motrave, vajzave që t’i edukojnë djemtë. Unë po edukoj djalin tim në mënyrë që vajza jote të ndihet e sigurt nesër kur të rrijë me të. Kjo është detyrë e secilës grua dhe secila ta kryejë detyrën e saj në mënyrë që nesër të mos ketë më Liridona”, tha një tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?